RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dëgjohen shpërthime të shumta në kryeqytetin Teheran

degjohen-shperthime-te-shumta-ne-kryeqytetin-teheran

Derisa ushtria iraniane njoftoi nisjen e sulmeve të reja që synojnë objektiva amerikane dhe izraelite, një seri shpërthimesh janë dëgjuar në kryeqytetin iranian Teheran, raporton Anadolu.

Sulmet goditën pjesët veriore dhe lindore të kryeqytetit, me re tymi që ngriheshin nga zonat e prekura.

Përshkallëzimi nisi dje herët, kur Izraeli dhe SHBA-ja kryen sulme ndaj disa qyteteve iraniane, përfshirë në Teheran, Isfahan, Karaj, Qom, Tabriz, Bushehr, Kermanshah dhe Ilam.

Izraeli e përshkroi operacionin si një “sulm parandalues”, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi më vonë “operacione të mëdha luftarake” që synojnë Iranin.

Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje civilëve të kërkojnë strehim në pritje të kundërsulmeve iraniane.

Irani raportoi se ka lëshuar dhjetëra raketa balistike drejt Izraelit dhe ka kryer sulme ndaj objektivave amerikane në Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Katar dhe Jordani, duke përdorur raketa dhe dronë kamikazë. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit raportoi 201 të vdekur dhe 747 të plagosur nga sulmet.

Related posts

Ministri danez i Mbrojtjes: Danimarka në pozitë më të mirë pas bisedimeve Rutte-Trump

RTI

Izraeli vret 2 palestinezë në një sulm ndaj civilëve në Gazën qendrore

Muhamet Ramadani

Billstrom: Suedia ka përgjegjësi ndaj Turqisë për të luftuar kundër organizatave terroriste

Muhamet Ramadani