RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dejan Pantiqi lëshohet për në arrest shtëpiak

dejan-pantiqi-leshohet-per-ne-arrest-shtepiak

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.

Pantiq, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë konfirmuar se Pantiq po mbahet në një stacion policor afër Jarinjës. Kosova ka kërkuar ndihmën e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) për transferimin e Pantiqit.

EULEX i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 23 dhjetor se ende po e shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiqit.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Related posts

Ushtria izraelite sulmon qytetin Nablus, plagosen tre palestinezë

admin

GJND, filluan seancat dëgjimore në rastin ku Gjermania akuzohet se ndihmon gjenocidin e Izraelit

admin

Osmani sot në Mal të Zi

rezart morina