RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deklaratat e qeverisë britanike që po shtojnë numrin e turistëve në Shqipëri

deklaratat-e-qeverise-britanike-qe-po-shtojne-numrin-e-turisteve-ne-shqiperi

Deklarata e ministres së punëve të brendshme në mbretërinë e bashkuar, Suela Braverman me origjinë nga India, ishte fitili ndezës i një fushate politike kundër shqiptarëve.

“Ne shikojmë një rritje të numrit të shqiptarëve që po vijnë, shumë prej tyre më vjen keq ta them janë duke abuzuar me ligjin tonë të skllavërisë moderne”– tha Braverman.

Por ky qëndrim i saj, po jep një impakt të kundërt.

Zhurma mediatike nga qeveria britanike për Shqipërinë duket se ka shtuar kuriozitetin e shtetasve anglez për ta vizituar vendin tonë

Anglishtja mbizotëron në kryeqytet këtë fillim maji. Shtetasit britanik i gjen në zona të ndryshme të Tiranës, duke zbuluar më shumë për kulturën shqiptare, qe rezulton të jetë ndryshe nga ajo që iu është përshkruar.

“Jam vërtet e suprizuar. Për të qenë e sinqertë, ne nuk e njihnim shumë Shqipërinë, por kemi dëgjuar që ka një nam të keq, e më vjen keq se nuk me rezulton kështu.”– tha turistja.

“Shumë miq na thanë pse? Pse do shkoni atje? Është rrezik, mos shkoni. por ata nuk kanë shkelur ndonjëherë këtu. Ne kishim parë video e na kishte pëlqyer, edhe pse ne Angli është përhapur fjala për shqiptarët se janë popull që duan të arratisen nga vendi i tyre. Kur të kthehem pas një jave do ju them që nuk është e vërtetë, është vend i bukur, vizitojeni“- tha turisti.

‘Të gjithë ata që kam takuar në Shqipëri kanë qenë shumë miqësor me mua. Ndiej keqardhje që shënjestrohet një popull kështu. kushdo qe kryen një vepër të paligjshme gabon, shqiptarë e nga çfarëdolloj shteti qofshin. Kudo ndodh! Unë e kam vizituar Shqipërinë me disa herë që para 30 vitesh dhe më pëlqen shumë , ndaj rikthehem!”- tha turisti.

Turistët britanik mbi të gjitha janë të kënaqur me pushimet e lira që kalojnë në Shqipëri, në raport me shtetet e tjera apo vendlindjen e tyre. /tch

 

Related posts

Gjermania përsërit kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO

rezart morina

Nis me një shtrëngim duarsh, por më pas me sulme dhe kritika! Nga ekonomia tek emigracioni, ja debati presidencial mes Trump dhe Harris

admin

Presidenti i Estonisë Alar Karis viziton Shqipërinë, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe qeverisja elektronike

admin