RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deklarime me etje për gjak!

deklarime-me-etje-per-gjak!

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta me Iranin nuk ka mbaruar sepse Irani ka uranium të pasuruar që “duhet të nxirret” nga vendi.

“Lufta me Iranin nuk ka mbaruar ende, sepse ende ka uranium të pasuruar që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhen çmontuar, dhe ende ka agjentë që mbështet Irani, dhe raketa balistike që ata po përpiqen të prodhojnë. Ne kemi minuar shumë prej tyre, por ka ende punë për t’u bërë.”

Reporteri e pyeti Netanyahun se si e parashikon heqjen e uraniumit të pasuruar shumë nga Irani?

“Ne po shkojmë atje dhe do ta nxjerrim atë. Presidenti Trump më tha: ‘Dua të shkoj atje. Nuk do të jap një afat kohor për këtë, por do të them se është një mision me rëndësi të madhe’”, tha Netanyahu.

 

Pra, duke gjykuar mbi këtë deklaratë, vështirë të pritet paqe në Lindjen e Mesme.

SHBA dhe Izraeli i kanë hyrë një “rrugë pa kthim”, por që vështirë të kenë rezultatin që duan. Historia, ashtu si e tashmja,  tregon se Irani i ngjan një “kocke që të ngec në fyt”. /tesheshi.com/

Related posts

Begaj: Asnjë pretekst s’mund të përdoret për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

Muhamet Ramadani

Izraeli vret një palestinez në al-Mawasi, shkeljet e armëpushimit rriten

RTI

Nën akuzë për falsifikimin e të dhënave të biznesit/ Donald Trump përballet me procesin e parë penal gjyqësor ndaj një ish-presidenti amerikan

admin