RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacioni amerikan njofton “përparim të rëndësishëm” në planin e paqes për Ukrainën pas takimit në Paris

delegacioni-amerikan-njofton-“perparim-te-rendesishem”-ne-planin-e-paqes-per-ukrainen-pas-takimit-ne-paris

Përfaqësuesi special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se takimi i delegacionit të tij në kryeqytetin francez Paris me udhëheqës evropianë dhe zyrtarë ukrainas prodhoi “progres të konsiderueshëm” mbi elementët kryesorë të planit të propozuar për paqen në Ukrainë, transmeton Anadolu.

“Kemi bërë përparim të konsiderueshëm në disa fusha kritike pune, përfshirë kuadrin tonë të garancive bilaterale të sigurisë dhe një plan për prosperitet”, shkroi Witkoff në rrjetin social amerikan X.

Delegacioni, ku morën pjesë Witkoff, Jared Kushner, Gjeneral Alex Grynkewich, ambasadori Charles Kushner dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Josh Gruenbaum, zhvilloi bisedime me anëtarë të Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe me përfaqësues ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

“Koalicioni gjithashtu publikoi një deklaratë që paraqet kuadrin e tij për një garanci sigurie. Ne pajtohemi me Koalicionin se garancitë e qëndrueshme të sigurisë dhe angazhimet e forta për prosperitet janë thelbësore për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për këtë përpjekje”, tha Witkoff.

Ai shtoi se diskutimet me delegacionin ukrainas do të vazhdojnë të martën dhe të mërkurën.

“Shpresojmë të arrijmë përparim të mëtejshëm pozitiv në të ardhmen e afërt”, shtoi ai

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

Muhamet Ramadani

Video e frikshme/ Momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe në Stamboll, 1 i vdekur dhe shtatë të plagosur! Nën rrënoja dëgjohen zëra të njerëzve

admin

Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

admin