Delegacioni turk dhe shumë delegacione të tjera u larguan nga salla dhe protestuan kundër fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu.
Netanyahu hyri në sallë dhe u drejtua në podium për të folur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të të OKB-së.
Delegacioni turk, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Türkiyes në OKB, ambasadori Ahmet Yıldız, u largua nga salla para se Netanyahu të fillonte fjalimin e tij.
Delegacionin turk e shoqëruan shumë delegacione dhe salla u zbraz në masë të konsiderueshme.
Ndërsa Netanyahu ishte në podium, u dëgjuan disa zëra që ngriheshin nga salla.
Lejimi i Netanyahut t’i drejtohet OKB-së, për të cilin prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Kerim Khan ka kërkuar urdhër arresti për “krime lufte”, ka shkaktuar kritika.