RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bujar Osmani do ta kryesojë OSBE-në nga janari

bujar-osmani-do-ta-kryesoje-osbe-ne-nga-janari

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se do të jetë kryetar i OSBE-së, nga 1 janari.

Osmani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se ndihet i privilegjuar që ta marrë këtë rol.

“A e dini se OSBE është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente? Duke filluar nga 1 janari, për 12 muajt e ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme, dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryetarit të OSBE-së me qendër në Vjenë”, ka shkruar Osmani.

Related posts

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dënojnë “referendumet e rreme” të organizuara nga Rusia në Ukrainë

admin

Misteri i një roje qelie në dosjet “Epstein”

Irfan Jahiu

FOTO/ “Sulmi i Vitit të Ri 2026”- FBI ndalon aktin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS! Shënimi që i gjetën, kishte shenjëstruar…

admin