Sutliashi është një nga shijet e lashta i shijuar nga breza të shumtë. Origjina e sutliashit është nga Turqia dhe është shumë e përhapur edhe në Ballkan.
Megjithatë, si recetat e tjera, ka versione të ndryshme, kurse njëra është ajo me shtimin e çokollatës së bardhë.
Përgatitja e sutliashit është shumë e lehtë dhe zgjat rreth 30 minuta, ndërsa shtimi i çokollatës së bardhë do t’i japë një shije më të pasur.
Për këtë recetë do t’ju duhet:
250 gramë oriz
800 mililitra qumësht
200 mililitra ujë
100 gramë çokollatë të bardhë
tri qese me sheqer vanilje
kanellë për servirje
gjysmë luge çaji kripë
Përgatitja:
Hidhni ujë në tigan dhe shtoni kripë. Më pas shtoni 250 gramë oriz të larë më parë dhe gatuajeni me nxehje mesatare për 10 minuta. Më pas shtoni qumësht dhe sheqer vanilje dhe gatuajeni derisa orizi të jetë gati.
Kur orizi të jetë zier, shtoni çokollatën e bardhë dhe përzieni derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme.
Hidheni përzierjen në tasa më të vegjël dhe spërkateni me kanellë nëse dëshironi. /Telegrafi/
The post Delikatesë tradicionale me një maskë të re: Bëni sutliash me shtimin e çokollatës së bardhë appeared first on Telegrafi.