RTV AHIRETI
Kuzhinë

Supë me thjerrëza: E shijshme, kremoze dhe shumë e shëndetshme

supe-me-thjerreza:-e-shijshme,-kremoze-dhe-shume-e-shendetshme

Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të shëndetshme, por të lënë pas dore padrejtësisht në vendin tonë. Ndaj sot ju sjellim këtë recetë turke

Përbërësit:

– 2 gota thjerrëza të kuqe,
– 1 qepë,
– 1 karotë,
– 2 patate,
– 3 thelpinj hudhre,
– pure domatesh rreth 200 gramë,
– kripë,
– piper,
– spec i thatë.

Përgatitja:

Thjerrëzat i hidhni në ujë të ftohtë dhe i lini për rreth 20 minuta. Më pas, shpëlajeni mirë nën vrushkull uji të ftohtë.

Në tigan hidhni pak vaj dhe shtoni qepën e grirë.

Kur qepa të jetë karamelizuar, shtoni karotën e grirë dhe patatet e grira, më pas hudhrën dhe purenë e domateve, erëzat dhe thjerrëzat.

Mbi të gjitha hidhni ujë dhe zieni për rreth 45 minuta.

Pas kësaj, hiqeni nga shporeti, përzieni dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Supë me thjerrëza: E shijshme, kremoze dhe shumë e shëndetshme appeared first on Telegrafi.

Related posts

Mish pule i pjekur në skarë me misër aromatik

Muhamet Ramadani

Tortë me dredhëza dhe kremin më të bukur me çokollatë

Muhamet Ramadani

Muskuj viçi me kërpudha dhe perime, gatuar në enë dheu në furrë

admin