RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

demtohet-monumenti-i-uck-se-ne-kacanik,-policia-nis-hetimet

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, ngjarje që ka shkaktuar reagime në këtë komunë.

Për dëmtimin e simbolit kanë reaguar edhe veteranët e luftës, të cilët e kanë cilësuar rastin si një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se shkronjat e vendosura te “Guri i Shpuar” janë dëmtuar nga persona të panjohur.

Sipas reagimit të organizatës, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Veteranët kanë dënuar ashpër dëmtimin e monumentit, duke kërkuar që autorët të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

Policia ka konfirmuar nisjen e hetimeve dhe ka bërë të ditur se dyshohet që dëmtimi është kryer nga persona ende të panjohur.

Pranë monumentit është vërejtur edhe një zjarr, për të cilin dyshohet se ka shkaktuar djegien e pjesëve plastike të shkronjave të simbolit.

Related posts

Belgjika regjistron rreth 2.000 vdekje më shumë sesa pritej gjatë valës së të nxehtit

Irfan Jahiu

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja brenda 24 orëve

admin

Komisari evropian Varhelyi: Bisedimet e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, në fazë të avancuar

Muhamet Ramadani