RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëmtohet sërish kyçja në Mazgit, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

demtohet-serish-kycja-ne-mazgit,-ministria-e-infrastruktures-del-me-njoftim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se pjesa e kyçjes në Mazgit është dëmtuar përsëri si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga KRU “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.

Sipas njoftimit, me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara.

“Lusim qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”, bën thirrje ministria.

Related posts

Përvjetori i masakrës së Reçakut, Kurti pret në takim ambasadorin William Walker

admin

Bullgaria do t’i shesë reaktorët bërthamorë rusë

admin

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë në “nivel të lartë të paparë” mes rritjes së tregtisë dypalëshe

admin