RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore në Pejë

denohet-me-25-vjet-burgim-i-akuzuari-per-vrasjen-e-nenes-se-tij-ne-menyre-mizore-ne-peje

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me 25 vjet burgim Urim Hysenin, i cili akuzohej për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore.

Shpallja e këtij aktgjykimi është bërë të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14 prill 2023, e tutje, konform neni 35 par.1 të KPRK-së.

Gjykata të akuzuarit Hyseni krahas dënimit i shqiptoi edhe masën e trajtimit të paraburgimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim të Institucionit të Kujdesit Shëndetësor, e cila masë do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Gjyqtarja Husaj-Rugova, tha se masa e trajtimit të detyrueshëm do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur më 9 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, i akuzuari Urim Hyseni më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij H.H., në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale. Aktakuza thotë se pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit dhe viktimës, për motive ende të panjohura, derisa gjendeshin në paradhomën e katit të parë të shtëpisë, i akuzuari në mënyrë mizore kyen vrasjen e viktimës.

Me këtë, akuzohet se ka kryer vepën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar 1.3 e 1.4, lidhur me nenin 18, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet me burg prej 10 vitesh deri në burgim të përjetshëm. Neni 18, paragrafi 2 dhe paragrafi 1 shpjegojnë se personi që ka paaftësi mendore dhe aftësi të zvogëluar mendore konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.

Më 14 prill 2023, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se një person dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Pejë. Më 11 maj i ishte vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi Hysenit.

Related posts

Rama, mesazh për sulmin ndaj Iranit si t’ja kish shkruar Netanyahu

Muhamet Ramadani

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

Muhamet Ramadani

SHBA-ja i ripozicionon trupat e saj në Niger

Muhamet Ramadani