RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dentisti zbulon një gabim të zakonshëm që e bëni derisa i pastroni dhëmbët

dentisti-zbulon-nje-gabim-te-zakonshem-qe-e-beni-derisa-i-pastroni-dhembet

Të gjithë e dimë rëndësinë e larjes së dhëmbëve dy herë në ditë, por kjo nuk garanton për frymëmarrje të freskët.

Megjithatë, problemi nuk rrjedh vetëm nga harrimi i pastrimit ose përdorimi i shpëlarjes së gojës në mëngjes.

Është vërtetuar se larja e dhëmbëve tërësisht pas zgjimit dhe para gjumit parandalon krijimin e pllakave, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e dhëmbëve. Por një dentist zbuloi gabimin e zakonshëm që kemi bërë gjatë larjes, i cili mund të pengojë përpjekjet e juaja për të mos iu ardh era e keqe e gojës.

​Doktor Daz Singh, dentisti kryesor në Ollie dhe Darsh Liverpool, thotë se nuk duhet të lini pas dore faqet kur lani furçën. Sipas ekspertit, anashkalimi i këtyre pjesëve të gojës mund të rezultojë në erë të keqe dhe probleme të mundshme të shëndetit oral.

Duke folur për Metro, Singh tha: “Larja e dhëmbëve është një pjesë thelbësore e mbajtjes së higjienës së mirë orale dhe është e rëndësishme të përfshini gjuhën dhe faqet e brendshme në rutinën tuaj të kujdesit oral”.

“Gjuha dhe faqet e brendshme mund të mbledhin një numër të konsiderueshëm bakteresh, grimcash ushqimi dhe qelizash të vdekura. Neglizhimi i këtyre zonave mund të lejojë që bakteret të lulëzojnë, duke kontribuar në erën e keqe të gojës, formimin e pllakave dhe çështje të tjera të shëndetit oral. Shumica e erës së keqe të gojës, e njohur si halitosis, shkaktohet nga bakteret në gojë, veçanërisht në gjuhë”.

​Ai i tha se mënyra më efektive për të trajtuar erën e keqe të gojës është duke larë rregullisht gjuhën, shkruan Mirror.

Related posts

Mësoni se pse keni dhimbje koke

admin

Alarmi po bie! Çfarë ndodh në trup kur flini më pak se gjashtë orë?

Muhamet Ramadani

Qumështi i gjirit po rrit shëndetin e zorrëve tek të rriturit, thotë studimi

admin