RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Deputetët mblidhen sot për buxhetin

​deputetet-mblidhen-sot-per-buxhetin

Seanca plenare e Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vijuar shqyrtimin në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se vazhdimi i seancës është caktuar të nisë në orën 10:00.

Debati për buxhetin ishte ndërprerë javën e kaluar pas mospajtimeve mes subjekteve politike lidhur me procedimin e votimit.

Partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – kërkuan shtyrje prej tre ditësh për shqyrtim më të detajuar të projektligjit, çka çoi në prolongimin e seancës për ditën e sotme.

Related posts

SHBA, 72 organizata të shoqërisë civile letër Bidenit për veprim urgjent kundër Izraelit

Muhamet Ramadani

Pa’lestina do të kërkojë në OKB që Iz’raeli t’i japë fund pranisë në territoret e pushtuara brenda 12 muajve

admin

Kili, rritet në 131 numri i viktimave nga zjarret

admin