RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputeti francez: E pamundur të festosh Krishtlindjet me entuziazëm ndërsa gjenocidi vazhdon në Gaza

deputeti-francez:-e-pamundur-te-festosh-krishtlindjet-me-entuziazem-ndersa-gjenocidi-vazhdon-ne-gaza

Deputeti i Parlamentit francez, Aymeric Caron, tha se është e pamundur të festohen Krishtlindjet me entuziazëm ndërsa gjenocidi i Izraelit në Gaza vazhdon, transmeton Anadolu.

Caron i bëri këto komente në konferencën javore për shtyp të partisë së tij, “Franca e Papërkulur” (LFI), në Asamblenë Kombëtare, ku vlerësoi situatën në Gaza.

Ai deklaroi se pasi Franca njohu zyrtarisht Shtetin e Palestinës, shumë njerëz u përpoqën të bindnin publikun se çështja ishte zgjidhur. “Një heshtje filloi të mbizotërojë në lidhje me çështjen palestineze në përgjithësi dhe Gazën në veçanti. Kjo është jashtëzakonisht skandaloze dhe e turpshme”, shtoi ai.

Caron vuri në dukje se Izraeli e ka shkelur armëpushimin në Gaza më shumë se 900 herë, duke deklaruar se “në fakt në rajon nuk ka armëpushim”.

Ai kujtoi se qindra palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 1.000 janë plagosur që nga shpallja e armëpushimit e deri më tani.

Duke vënë në dukje se pas pak ditësh do të festohen Krishtlindjet, Caron tha se: “Është e pamundur të festohen Krishtlindjet me entuziazëm ndërsa gjenocidi vazhdon në Gaza”.

“Gjenocidi në Gaza vazhdon. Çdo javë, fëmijët vazhdojnë të vriten nga bombat, plumbat, shembjet e ndërtesave, mungesa e trajtimit dhe ilaçeve, ose nga i ftohti”, deklaroi Caron.

Related posts

Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit

admin

Gjermania lëshoi mbi 100 mijë viza për emigrantët gjatë këtij, DW: Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

admin

Kremlini u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje për tensionet në Lindjen e Mesme

admin