RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputeti francez kundër pjesëmarrjes së shtetasve francezë në operacionet për “eliminimin e palestinezëve”

deputeti-francez-kunder-pjesemarrjes-se-shtetasve-franceze-ne-operacionet-per-“eliminimin-e-palestinezeve”

Deputeti francez nga partia opozitare “Franca e Papërkulur” (LFI), Thomas Portes bëri një postim lidhur me momentet ku ushtarët izraelitë këndojnë himnin kombëtar të Francës dhe theksoi se është e papranueshme që francezët të marrin pjesë në operacionet për “eliminimin e popullit të Palestinës”, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale X, deputeti i LFI ndau pamje lidhur me momentet ku ushtarët në ushtrinë izraelite këndojnë himnin kombëtar të Francës, La Marseillaise.

Në postimin e tij, Portes tha se në mesin e shtetasve të huaj në ushtrinë izraelite, francezët kanë përqindjen më të madhe pas amerikanëve.

Portes tërhoqi vëmendjen se në Izrael 4.185 ushtarë me origjinë franceze janë përfshirë në radhët e ushtrisë e cila ka “kryer krim lufte, ka bërë spastrim etnik dhe gjenocid” duke e cilësuar si “të papranueshme” pjesëmarrjen e shtetasve francezë në operacionet ushtarake për “eliminimin e popullit të Palestinës”.

Ai ka përsëritur thirrjen ndaj ministrit francez të Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti dhe Prokurorisë së Parisit për hapjen e hetimit ndaj ushtarëve që janë bashkëpunëtorë në krim me ushtrinë izraelite.

Related posts

Qeveria prezanton masën 1.2, ka të bëjë me lëndët djegëse për ngrohje

Muhamet Ramadani

Pheniani lëshon mbi 100 predha pranë kufirit me Korenë e Jugut

admin

Parlamenti i Gjeorgjisë rrëzon veton e presidentes kundër ligjit për “agjentët e huaj”

admin