RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës

dergohen-ne-finlande-mostrat-biologjike-te-terroristeve-te-banjskes

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info Flamur Pireva, këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili tha se nuk e dinë arsyen se pse janë dërguar.

“Po, mostrat biologjike të terroristëve të gjetura në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi në Banjskë janë dërguar në Finlandë. Nuk i di arsyet, vetëm e di që janë dërgu”, ka thënë Pireva.

Kujtojmë që në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.

Related posts

Numri total i pasgoditjeve të tërmetit të Turqisë shkon në 7 mijë e 242, një ndër të fundit regjistrohet 5.8

admin

Hamasi sulmon Tel Avivin me raketa për herë të parë pas 4 muajve

admin

“Lëkund themelet e identitetit”, dëshmia e burrave të përdhunuar gjatë luftës nga serbët: Nuk mund të jetoj pa ilaçe. Frika ime më e madhe është…

admin