RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dështon seanca në rastin Brezovica

deshton-seanca-ne-rastin-brezovica

Ka dështuar seanca gjyqësore në rastin Brezovica.

Kjo pasi Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka kërkuar përjashtimin e mbrojtësit të një prej të akuzuarve, Besnik Berisha dhe kryetares së trupit gjykues, Nushe Kuka Mekaj, pasi që në një rast tjetër, Berisha, është avokat i një familjari të gjyqtares.

Prokurori Maloku, kërkoi përjashtimin edhe të mbrojtësit të një të akuzuari tjetër, Tahir Rrecaj. Kjo kërkesë vjen pasi Rrecaj kishte qenë avokat i një të pandehuri që lidhet me rastin në fjalë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 dhjetor 2023 nga Prokuroria Themelore të Ferizajt, tre të akuzuarit Blerim Imeri, Riad Hasani dhe Ismet Asllani, akuzohen për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi tek ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dhe tek drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raciceviq.

“Në aktakuzë thuhet se i pandehurin Riad Hasani, nga data 21 janar 2016 deri më 10 shtator 2018, më mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, që si investitor i ndërtimit të 19 vikend-shtëpive dhe objektit hotelier “Rimida”, në Parkun Kombëtar “Sharri”, zona e Brezovicës, në pamundësi t’i sigurojë lejet ndërtimore në procedurë ligjore, ka bërë marrëveshje me personin përgjegjës NN “Quka-Co”, për ndërtimin e objekteve dhe sigurimin e lejeve ndërtimore në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, mirëpo kjo leje nuk lëshohej pa pëlqimin e kryetarit të Komunës së Shtërpcës Brastislav Nikoliq, ku i akuzuari Hasani detyrohet që t’ia paguajë 200 mijë euro të akuzuarit Nukoliq, përmes personit përgjegjës të NN “Quka-Co”, për t’ia mundësuar marrjen e 19 lejeve ndërtimore për vikend-shtëpitë dhe 100 mijë euro për një leje ndërtimore për objektin hotelier “Rimida”, të cilat objekte ishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin”, thuhet tutje./

Related posts

Zvicër, regjistrohet gushti i dytë më i nxehtë që prej vitit 1864

admin

Serbia e nderon me Urdhrin më të lartë sfiduesin e Bashkimit Evropian

admin

Nuk u dolën rrogat, punëtorët shëndetësor protestojnë para QKMF-së në Prishtinë

admin