RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia e nderon me Urdhrin më të lartë sfiduesin e Bashkimit Evropian

serbia-e-nderon-me-urdhrin-me-te-larte-sfiduesin-e-bashkimit-evropian

Presidenti serb Aleksander Vuçiq e nderoi me Urdhrin më të lartë të Serbisë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për meritë të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve të premten, raporton Tanjug.

Vuçiqi e ka konsideruar si mik të madh sfiduesin e Bashkimit Evropian, Orban, siç ishte konsideruar në një analizë të përditshmes gjermane, “Der Spiegel”, më parë.

“Ky është urdhri më i lartë i dhënë nga Presidenti i Serbisë. Ne ia japim atë një miku të madh të popullit serb. Ju jemi mirënjohës personalisht për mbështetjen që haptas dhe pa mëdyshje i jepni Serbisë. Të jeni të sigurt që qytetarët tanë e vlerësojnë vërtet një gjë të tillë. Faleminderit që gjithmonë e keni mirëqenien e Serbisë, rezultatet e përpjekjeve të përbashkëta të deritanishme janë mbresëlënëse, por na obligojnë të vazhdojmë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Orbani ndërkohë ka thënë se këtë Urdhër do ta përdorë për inkurajim për atë se çfarë do të bëjë për të ardhmen e miqësisë serbo-hungareze

“Është e rrallë që t’u japësh dekorata njerëzve që janë ende në detyrë. Nuk mendoj se me këtë nder po më largoni, por po më inkurajoni. E kuptoj që nuk e kam marrë dekoratën për atë që kam bërë deri tani, por për atë që do të bëj në të ardhmen për miqësinë serbo-hungareze”, deklaroi ai.

Në analizën e “Der Spiegel”, Orbani ishte konsideruar një lider që e kishte rrëzuar demokracinë në Hungari, kishte krijuar një “sistem njëpartiak” dhe u mundua t’i kontrollonte mediat. Për më tepër, ai doli kundër Bashkimit Evropian për shumicën e sanksioneve ndaj Rusisë, ngjashëm me Serbinë, që është nga vendet e vetme që nuk i ka vendosur sanksione rusëve për agresionin në Ukrainë.

Kritikat për Orbanin nga Perëndimi kanë qenë të pafundme, por siç shkruante “Der Spiegel”, “atij i pëlqen ta tregojë autoritetin”.

Related posts

Izrael, mijëra vetë protestojnë kundër reformës në drejtësi të Netanjahut

admin

Kinë – Qeveria rihap kufijtë pas dhënies fund të politikës zero-Covid

admin

SHBA: S’ka kushte për zgjedhje në veri

admin