Numri i njerëzve që jetojnë në Gjermani i ka kaluar 84 milionë për herë të parë në historinë e vendit, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).
Në gjysmën e parë të vitit 2022, numri u rrit me 843 000, ose 1%, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Wiesbaden. Në të gjithë vitin 2021, popullsia u rrit vetëm me 82 000, ose 0.1%.
“Faktori vendimtar për zhvillimin aktual është fluksi i refugjatëve nga Ukraina pas luftës së agresionit rus”, shpjeguan organet statistikore.
Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të vitit ka pasur një emigracion neto prej rreth 750 mijë ukrainas drejt Gjermanisë. Në total, emigracioni neto ishte rreth 1 milion njerëz. Kjo ishte shtatë herë më e lartë se në gjysmën e parë të 2021. /atsh