RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detaje për pacientin që u hodh nga dritarja e QKUK-së, flet drejtori i Kirurgjisë Torakale

detaje-per-pacientin-qe-u-hodh-nga-dritarja-e-qkuk-se,-flet-drejtori-i-kirurgjise-torakale

Një person ka humbur jetën sot, si shkak i lëndimeve të marra pasi që ishte hedhur nga Klinika Torakale e QKUK-së.

Lajmi për vdekjen e viktimës është bërë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, të cilët janë shprehur se tashmë i ndjeri nuk kishte mundur t’i përballonte dhimbjeve përkundë masave dhe ndihmës nga stafi i Klinikës emergjente.

Lidhur me rastin lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci ka bërë të ditur se viktima është hedhur vetë nga klinika dhe nuk ishte aksidentalisht.

Po ashtu, thekson se ai më herët kishte qenë duke u trajtuar në spital por, një natë më herët ai kishte kërkuar të shkonte në shtëpi.

“Viktima është hedhur vetë, nuk ka qenë aksidentalisht. Ai ka qenë i shtrirë duke u trajtuar, ka qenë në fund të trajtimit. Një natë më herët ka kërkuar të shkonte në shtëpi, është marrë nga familjarët e tij. Në mëngjes ai kishte vizitën në 08:20 dhe pas vizitës është hedhur nga dritarja.”, ka thënë Kolgeci.

Drejtori bërë të ditur se viktima kishte disa sëmundje të rënda, të mushkërive, veshkave dhe zemrës.

Related posts

Stuhia arktike godet SHBA-në, anulohen mijëra fluturime, temperaturat deri në minus 45 gradë

admin

Paralajmërohen greva në 3 aeroporte të Gjermanisë për të enjten dhe premten

admin

Lajçak viziton Beogradin

admin