RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detaje për shkëmbimin e zjarrit që ndodhi dje në Zubin Potok

detaje-per-shkembimin-e-zjarrit-qe-ndodhi-dje-ne-zubin-potok

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje të reja rreth sulmit të djeshëm ndaj zyrtarëve policor nga disa persona në Bube të Zubin Potokut.

Në raport është thënë se gjatë patrullimit, policia ka vërejtur disa automjete të dyshimta duke lëvizur dhe në përpjekje për t’i ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur.

Ndërkohë që në vetëmbrojtje, zyrtarët policor thuhet se kanë qenë të obliguar të përdorin armët dhe kanë arrestuar një person.

Ndërkaq, personit të arrestuar i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, derisa janë konfiskuar edhe dy automjete tjera të të dyshuarve tjerë që kanë ikur.

Gjithashtu, me vendim të prokurorit delet me kamion janë dërguar në Terminalin Doganor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur disa automjete të dyshuar duke lëvizur dhe në përpjekje për ti ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga personat e dyshuara me ç’rast policia në vetëmbrojtje janë obliguar të përdorin armët zyrtare duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre të dyshuarin mashkull kosovar/s, ku gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, ndërsa janë konfiskuar dy automjete tjera të cilat të dyshuarit tjerë i kanë braktisur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve të shkaktuara në automjetin e policisë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Me vendim të prokurorit delet me kamion janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related posts

Presidenti i Kenias propozon monedhë të vetme për Afrikën

admin

Trupi gjykues: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve fillon më 1 mars

admin

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronikë

admin