RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, tre anëtarët e familjes vdiqën si pasojë e zjarrit

detaje-te-reja-per-tragjedine-ne-malisheve,-tre-anetaret-e-familjes-vdiqen-si-pasoje-e-zjarrit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një banesë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Sheremet Elezaj, rasti është raportuar rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita”.

Ai ka thënë se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Siç bëhet e ditur, brenda banesës janë gjetur pa shenja jete dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, si dhe babai i tyre 35-vjeçar.

Viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku nga mjekët është konstatuar vdekja e tyre.

Ndërkaq, zjarri ndërkohë është lokalizuar, ndërsa njësitë relevante, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti.

Related posts

Një avion luftarak indian rrëzohet gjatë shfaqjes ajrore në Dubai, humb jetën piloti

admin

Izraeli vazhdon sulmet në zona të ndryshme të Gazës, pavarësisht armëpushimit

admin

Numër rekord i vrasjeve masive në SHBA në gjashtë muaj

admin