RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detaje të reja për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

detaje-te-reja-per-vrasjen-e-18-vjecarit-ne-podujeve

18 vjeçari me inicialet L.F., që u rrah brutalisht nga disa të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Lidhur me rastin, në raportin ditor Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Gjithashtu, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar, shkruan teve1.info

“Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti nga “Tentim vrasje” është ricilësuar në “Vrasje të rëndë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se për këtë rast dy të dyshuarit, të cilët janë të mitur, ndodhën në masën e paraburgimit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tetnativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhën nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në ditën kur ka ndodhur rasti, njësitë policore në vendin e ngjarjes patën konfiskuar një thikë, si dhe një veturë

Related posts

Presidenti Erdoğan mbërrin në Republikën Turke të Qipros Veriore

admin

Gjukanoviq dhe Millatoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi

Muhamet Ramadani

Pagoi për të siguruar heshtjen e aktores së filmave për të rritur, gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e Trump në Nju Jork! Ish-presidenti i SHBA u shpall fajtor

admin