RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra mijëra besimtarë falin xhumën në Xhaminë Al-Aksa

dhjetera-mijera-besimtare-falin-xhumen-ne-xhamine-al-aksa

Dhjetëra mijëra besimtarë kanë kryer faljen e së premtes në Xhaminë e Shenjtë Al-Aksa në Jerusalem. Që nga orët e para të mëngjesit, ata u drejtuan drejt xhamisë, pavarësisht të ftohtit dhe masave të rrepta ushtarake të vendosura nga forcat izraelite për hyrjen në kompleks.

Sipas burimeve lokale, forcat e okupimit u shpërndanë mes besimtarëve gjatë hytbes së xhumasë dhe shtuan kontrollet në portat e Hekurt, Këshillit dhe Amudit. Shumë të rinj u ndaluan, u kontrolluan dhe iu verifikuan dokumentet e identifikimit, ndërsa disa u penguan të hynin për të falur namazin.

Forcat izraelite arrestuan gjithashtu rojen e Xhamisë Al-Aksa, Vehbi Makiya, në Portën e Magribit, pasi e sulmuan fizikisht. /mesazhi

Related posts

Kryeministri i Ukrainës: Kundërofensiva do të marrë kohë, duhet durim

Muhamet Ramadani

Aktivistët gjermanë bllokojnë një objekt të kompanisë Rheinmetall për shkak të furnizimeve me armë drejt Izraelit

Hevzi

FOTO/ Merr fund misteri 81-vjeçar, gjendet nëndetësja britanike e Luftës së Dytë Botërore që u zhduk në vitin 1943

admin