Dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një incidenti që është regjistruar në mesnatën e kaluar në Prishtinë, ku disa makina janë përfshirë nga flakët, teksa ishin të parkuara.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim në afërsi të kompleksit “Blearti” në Kalabri.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka deklaruar për tëvë 1 se tri vetura janë djegur tërësisht, kurse pesë kanë mbetur të djegura pjesërisht.
Teksa po dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ku cak i djegies ishte vetura e një zyrtari të ATK-së, por që situata pastaj doli jashtë kontrolli.