RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja publikon agjendën, takimi trepalësh nis në ora 18:00

be-ja-publikon-agjenden,-takimi-trepalesh-nis-ne-ora-18:00

Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar agjendën e takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Siç njofton BE-ja, në ora 14:45, kryediplomati evropian, Josep Borrell, pritet të flasë për media para se t’i takojë dy liderët e vendeve.

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin, ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit të kaluar.

Kurti ka këmbëngulur në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Vuçiq ka refuzuar.

Related posts

FBI e shqetësuar: Mundësi për një sulm në SHBA, i ngjashëm me atë që ndodhi në Rusi nga ISIS-K

admin

Fundosja e anijes me emigrantë në lumin Drina, shkon në 11 numri i viktimave, gjendet edhe një trup tjetër

admin

Kryeministri grek: Shkelja e marrëveshjes kërcënon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Muhamet Ramadani