Rretg 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.