RTV AHIRETI
Shëndetësi

Diabeti i syrit çon në verbim

diabeti-i-syrit-con-ne-verbim

Oftalmologët: Duhet kujdes, pasi ky problem prek edhe moshat e reja

Diabeti mund të prekë të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë edhe sytë. Humbja e shikimit zakonisht mund të parandalohet nëse problemet diabetike të syrit zbulohen herët, sipas mjekut oftalmolog Pajtim Lutaj.

Megjithatë sipas oftalmologut, diabeti tip 2 ka një sërë faktorësh, siç janë kequshqyerja apo dhe stili i jetesës.

Ndërsa oftalmologu nga Spitali Universitar I Liverpulit, Simon Harding shprehet se diabeti i syve nuk kursen as moshat fare të reja, të cilët edhe pse janë diagnostikuar me këtë problem, tregohen neglizhentë.

“Diabeti i syrit prek te gjitha grupmoshat, por nëse flasim për të rinjtë ata preken më shumë nga diabeti i tipit 1 që kërkon patjetër insulinë. Kjo grupmoshë shpesh nuk e pranon këtë problem dhe refuzon ta marrë insulinën, e për shkak të kësaj ata paraqiten te specialisti me një stad më të avancuar të problemeve të syrit. Gjithashtu një grup tjetër me problem të diabetit janë mosha e tretë, të cilët njëkohësisht janë dhe obezë. Kjo kategori po humbet gjithnjë e më shumë shikimin për shkak të diabetit. Edhe Covid-19 ka ndikuar për keq tek problemet me diabetin, gjë e cila do evidentohet edhe më shumë në vitet e ardhshme”.

Duke marrë shkas nga shtimi i personave që vuajnë nga diabeti i syrit, gjatë Kongresit Ndërkombetar ku morën pjesë specialistë nga trevat shqipfolëse, por edhe vende të ndryshme të Europës, kjo ishte tema kryesore e konferencës.

Related posts

Kërcitja e dhëmbëve, shkaqet e rrezikshme dhe zgjidhjet natyrale që mund t’i provoni

rezart morina

Ju dhembin kockat kur prishet koha? Trupi po ju paralajmëron se vuani nga kjo sëmundje serioze

admin

Si mund ta kuptoni që jeni intolerant ndaj laktozës pa një test?

rezart morina