RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

dialogu-kosove-serbi-dhe-zbatimi-i-marreveshjes-per-energjine,-kurti-takon-ambasadoret-e-vendeve-te-quint-it-dhe-shefin-e-zyres-se-be-se

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka biseduar për marrëveshjen mbi zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se po ashtu është folur edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon.

“Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Po ashtu vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Related posts

“Keir Starmer i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri”/ Mediat britanike: Po studion si do të funksionojë skema me Italinë

admin

Një i vdekur e dy të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Bërnjak, arrestohet shoferi

admin

Tensionet Iran-Pakistan: Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm, nënvizohet nevoja për bashkëpunim

Muhamet Ramadani