RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dieta magjike, si të humbisni 5 kg brenda dy javëve

dieta-magjike,-si-te-humbisni-5-kg-brenda-dy-javeve

Ne të gjithë e dimë që Khloe Kardashian praktikon shumë orë në ditë palestër. Megjithatë, motivimi i saj për t’u dukur dhe për t’u ndier e shëndetshme nuk përfundon vetëm tek palestra. Pas një viti e gjysmë që trupi i saj u transformua, Kardashian zbuloi edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithçka në mënyrë të moderuar.

Kjo është një pjesë e mënyrës se si funksionon dieta e saj dhe efektet pozitive që ka dhënë ajo për dy javë. Cili është sekreti? Ndërprerja e produkteve të qumështit: “Për dy javë, nuk kam ngrënë asnjë produkt qumështi dhe kam humbur 5 kg”, – tregon Kloe për revistën Health.

“Pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është “larg produkteve të qumështit. Shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.“

Një hile tjetër për të cilën Kardashian betohet se ka sukses është trajtimi i vetes, qoftë edhe për disa minuta. “Unë besoj se nëse të merr malli për ndonjë ëmbëlsirë, mos e privo veten. Por gjithçka në mënyrë të moderuar“, – tregon ajo për revistën.

Për sa kohë ndjek një dietë të balancuar me ushqime të shëndetshme dhe të kombinuara, me siguri do të kesh rezultatin e Kardashian dhe, pse jo, edhe trupin e saj… në një farë mënyre.

Related posts

​Përfitimet e kefirit dhe njerëzit që nuk duhet ta konsumojnë atë

admin

Ekspertët tregojnë mënyrat më të mira për të lehtësuar migrenën pa ilaçe

admin

Një perime e harruar që ka shumë përfitime për bukurinë dhe shëndetin: Futeni në dietën tuaj sot

admin