Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura dhe se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
“Kanë nisur hetimet për rastin, nuk dihet ende a ka qenë e qëllimshme zjarrëvënia. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar”, tha ai.