RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjen dy kamionë dhe një veturë në veri

digjen-dy-kamione-dhe-nje-veture-ne-veri

Dy kamionë dhe një veturë janë djegur në orët e para të së martën në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur për teve1.info, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elsahni.

Sipas tij, rasti dyshohet se është i qëllimshëm

Elshani ka thënë zjarri është vënë në dy kamionë që ishin të parkuar para një biznesi, ndërsa që është dëmtuar edhe një veturë që ishte afër.

“Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamionë (zjarri i është vënë mbi motor) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasoj e zjarrit. Zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk ka të lënduar dhe policia po punon në ndriçim të rastit i cili është cilësuar si zjarrëvënie”, ka thënë Elshani.

Rastet e djegies së veturave në komunat veriore janë të shpeshta. Me dhjetëra vetura janë djegur në këtë pjesë, kryesisht ato serbe që konvertonin targat nga ato ilegale të Serbisë me targa të Kosovës.

Related posts

Maqedonci: Dislokimi enorm i brigadave serbe në kufi me Kosovën, rrezik për gjithë Ballkanin

admin6

Japonia vendos të shkarkojë mbetjet e diskutueshme bërthamore

admin

Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

RTI