RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Dislokimi enorm i brigadave serbe në kufi me Kosovën, rrezik për gjithë Ballkanin

maqedonci:-dislokimi-enorm-i-brigadave-serbe-ne-kufi-me-kosoven,-rrezik-per-gjithe-ballkanin

Kosova po përballet me një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jug të Serbisë, kryesisht përgjatë vijës kufitare, deklaron në një intervistë për The Geopost ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Përveç brigadave, thotë se Serbia ka të dislokuara në kufi me Kosovën edhe kapacitete të tjera që janë blerë nga Kina dhe Rusia dhe se kjo paraqet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, një rrezik i tillë është shumë i lartë.

Maqedonci flet edhe për ndikimin rus në Ballkan, për çka thotë se informacioni është arma që Rusia përdorë për të gjunjëzuar një shtet. E kjo, siç thotë ai, po gjen shtrirje duke pasur si bazament strukturat e inteligjencës së Serbisë, të mbështetura edhe nga strukturat e inteligjencës së Rusisë.

Në intervistën për The Geopost, Maqedonci flet edhe për kapacitetet e Forcës të Sigurisë së Kosovës, për të cilën thotë se po forcohet dhe është në fazën e dytë të tranzicionit në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Tradita e Ramazanit në Kuds, sofrat e iftarit në Mesxhid al-Aksa – VIDEO

rezart morina

Lajçak dorëzon propozimin e ri për krizën në veriun e Kosovës

admin

Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

rezart morina