Janë djegur dy vetura zyrtare sot rreth orës 01:36 pas mesnate të Komunës së Zveçanit.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci i cili për këtë ngjarje ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thotë se shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë.
Menjëherë, pas informimit kryetari i komunës Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, shkruhet në status. /Telegrafi/
The post Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit first appeared on Radio Televizioni Iliria.