RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja shkatërron rezervat e mbetura të armëve kimike

shba-ja-shkaterron-rezervat-e-mbetura-te-armeve-kimike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar rezervat e tyre të fundit të armëve kimike, njoftoi dje në mbrëmje udhëheqësi i pakicës në senatin amerikan, Mitch McConnell.

Ky moment historik vjen rreth 26 vjet pas hyrjes në fuqi të traktatit të kontrollit të armëve, “Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike”.

“Megjithëse përdorimi i këtyre agjentëve vdekjeprurës do të jetë gjithmonë një njollë në histori, sot Kombi ynë, më në fund ka përmbushur premtimin për të hequr qafe arsenalin tonë nga kjo e keqe”, tha McConnell, një senator republikan në shtetin amerikan të Kentakit, ku ndodhet objekti i asgjësimit të armëve. /atsh

Related posts

Trump: Nuk ka arsye të përshkallëzojmë më tej situatën në Kubë, “vendi po shpërbëhet”

admin

Tërhiqet Lista Serbe, ftesat për seancën në Mitrovicë të Veriut i dërgon me emrin “Republika e Kosovës”

admin

Kritiku i Putinit zhduket pas transferimit në spitalin e burgut, të afërmit e Kara-Murza ngenë shqetësime për shëndetin e tij: Nuk dimë asgjë që prej 2 korrikut

admin