Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur një flamur i shtetit serb në fshatin Hoqë të Madhe në Rahovec.
Sipas njoftimit, me të marrë informatën Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte vërejtur se persona të panjohur në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, kishin djegur një flamur të shtetit serb.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje