RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lëndohen tre pjesëtarë të Policisë, goditen nga një veturë në lëvizje

lendohen-tre-pjesetare-te-policise,-goditen-nga-nje-veture-ne-levizje

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime trupore, pasi janë goditur nga një veturë në lëvizje në të cilin ishin tre presona.

Sipas njoftimit zyrtarët policor i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për ndalje të veturës në rrugën Gursel dhe Bajram Sylejmani në Ferizaj.

“Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë”, thuhet në raportin 24- orësh.

Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit në përpjekje për tu larguar nga vendi i ngjarjes kanë shkaktuar aksident, ndërsa policia në veturën e tyre ka gjetur edhe substanca narkotike

“Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftim

Related posts

Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave

admin

Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për 100 pozita të lira për noter në të gjithë vendin

Muhamet Ramadani

Katari paralajmëron se sulmet e vazhdueshme iraniane dëmtojnë përpjekjet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

RTI