Diplomatët evropianë e amerikanë, që për punë kanë telashet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit janar, pritet të zbarkojnë shpesh në këtë rajon.
Agjenda e tyre intensive në raport me Ballkanin Perëndimor, pason tensionet e shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në muajt e fundit të vitit 2022.
Kjo ka bërë që vitin 2023, përfaqësues të ShBA-së dhe vendeve kryesore të BE-së, ta nisin menjëherë me takime e bisedime.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria e Francës dhe ajo e Gjermanisë, do të dërgojnë përfaqësues të lartë në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Krejt kjo, në përpjekje për t’i kthyer palët në tavolinën e bisedimeve.