RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Disa deputetë të VV-së e pamundësuan kuorumin për miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues

disa-deputete-te-vv-se-e-pamundesuan-kuorumin-per-miratimin-e-projektligjit-per-shendetin-riprodhues

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk ka mundur të votohet në Kuvendin e Kosovës për shkak të kuorumit, ndërsa është shtyrë për një seancë tjetër.

Paraprakisht, për një amandament i propozuar nga deputeti i VV-së, Visar Korenica, nuk u bë kuorumi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kuorumi s’u bë “sepse një deputet i mazhorancës qëllimshëm nuk po voton për ta pamundësuar procedimin e projektligjit” – bëhej fjalë për deputetin Eman Rrahmani.

Ai ka dalë në votim tri herë, por në të trija rastet nuk i ka plotësuar kushtet e votimit për miratim. Konjufca më pas lajmëroi se është një grup i deputetëve të mazhorancës që nuk po votojnë.

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se ligji si i tillë është problematik. Ai ka kërkuar që e drejta riprodhuese t’i njihet vetëm çiftit dhe jo individit.

“Amandamentet që i kemi propozuar jemi një pjesë e grupit të deputetëve të LVV pra dhjetë. Ky ligj ka prodhuar një debat të gjerë dhe është problematik nëse kalon kështu siç është. Sepse drejtpërdrejt cenohet institucioni i familjes. Kërkojmë me këtë amandament të katër që e drejta riprodhuese t’i takojë çiftit që të vendosin nëse duan të kenë fëmijë. Jo t’i jepet e drejta individit por të përcaktohet e drejta tek çiftet”, ka thënë Korenica.

U shty edhe votimi në parim i Projektligjit për tekstet shkollore.

Kurse kaloi në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë; Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projektligji për rininë.

Shqyrtimi i parë për shpronësimin e pronës së paluajtshme u shty.

Related posts

BE-ja është “alarmuar” nga miratimi i Izraelit për vendbanimet e reja të paligjshme në Kudsin Lindor

admin6

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të kontrabandës së refugjatëve në Gjermani, DW: Kjo ka rënduar gjyqësorin gjerman

admin

Zvicër: Trajnim për rindërtim për refugjatët ukrainas

admin