RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa ushtarë të plagosur izraelitë refuzojnë të takohen me Netanyahun

disa-ushtare-te-plagosur-izraelite-refuzojne-te-takohen-me-netanyahun

Disa ushtarë të plagosur izraelitë kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin gjatë vizitës që kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi në qendrën shëndetësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 13”, Netanyahu vizitoi Departamentin e rehabilitimit në qendrën shëndetësore Sheba për t’u takuar me ushtarët e plagosur në operacionin tokësor në Rripin e Gazës. Disa nga të plagosurit refuzuan të takohen me Netanyahun.

Pas kësaj, përfaqësuesit e ushtrisë dhe zyrtarët e kryeministrisë, i mblodhën në një pjesë të veçantë dhe të izoluar të Departamentit të plagosurit që ranë dakord të takoheshin me Netanyahun.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrisë thuhet se Netanyahu vizitoi qendrën shëndetësore Sheba dhe se u takua me civilët e plagosur më 7 tetor dhe ushtarët e plagosur në konfliktin në Gaza.

Related posts

“Në Mal të Zi janë dhunuar tre shtetas shqiptarë”

admin

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin

rezart morina

Pesë emisarët specialë për dialogun të premten në Prishtinë

admin