RTV AHIRETI
ArtikujKosovëLajme

Dita Botërore e Hixhabit

dita-boterore-e-hixhabit

Që nga viti 2013, data 1 shkurt festohet si Dita Botërore e Hixhabit, në vlerësim të miliona femrave muslimane që kanë zgjedhur të mbajnë hixhabin, si shprehje modestie dhe bindje ndaj Allahut.

Për nder të Ditës së Hixhabit, Instituti Hasan Tahsin ka organizuar një mbrëmje poetike, ku u diskutua rreth fjalës së bukur artistike dhe botimeve të ndryshme letrare.

Ky organizim i moderuar nga Kosovare Ramadani u hap me leximin e disa vargjeve Kuranore nga nxënësja Lindita Makolli. Fjala e parë e zbritur në Kuranin famëlartë është Ikre, e përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë Lexo.

Znj. Lejla Feta në emër të organizatorëve ju uroj mirëseardhjen pjesëmarrëseve duke besuar që do kalojnë një mbrëmje të bukur.

Në panelin e këtij aktiviteti ishin pjesëmarrëse shkrimtaret, Sebahate Berisha, Ganimete Ademi, Pranvera Nevzati, Sara Hasani dhe Elma Bojaxhiu-Mehaj. Pjesë nga shkrimet e tyre u interpretuan me nivel profesional nga nxënësja Eljesa Maxhuni.

Secila nga poetet mes emocionesh treguan pasionin e tyre për shkrimin, ku mes rreshtave u la të kuptohej se ata shkruajnë jo vetëm për veten por edhe vendet dhe njerëzit që duan. Ata përcollën mesazhe të forta për rëndësinë e leximit, informuan për statistikat sa lexohet në vendin tonë dhe diskutuan edhe për shumë tema të tjera që u mirëpritën nga të gjitha mysafiret.

Në mbrëmje ishin të ftuara artdashëse të letërsisë shqiptare, asaj islame dhe më gjerë.

Znj. Fikrete Abazi në emër të institutit pranoi si dhurata nga poetet lule dhe librat e botuara nga ata.

Shpresojmë që aktivitete të tilla të bëhen traditë në institut duke inkurajuar të rinjtë në veçanti që ta duan më shumë librin dhe të shtojnë leximin.

Mbrëmja u përmbyll me një koktej rasti dhe diskutime frytdhënëse.

Instituti Hasan Tahsin falenderon shoqatën Hanuma që ishte bashkëpunëtore në realizimin e aktivitetit si dhe të gjitha aktivistet për kontributin e dhënë.

  

Related posts

U vendosën një vit më parë pas tensioneve në Veri, shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës

admin

Shqipëria shënon Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë

rezart morina

Balotazhi presidencial në Turqi, çfarë duhet të dini

admin