RTV AHIRETI
Lajme

Dita më vdekjeprurëse e konfliktit: Sulmet ajrore izraelite vrasin 492 njerëz në Liban

dita-me-vdekjeprurese-e-konfliktit:-sulmet-ajrore-izraelite-vrasin-492-njerez-ne-liban

Së paku 492 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të ashpra izraelite ndaj shënjestrave të Hezbollahut në Liban.

Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë e Libanit të martën.

Ushtria izraelite kreu të hënën sulme të mëdha intensive ndaj Hezbollahut – grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

E hëna ishte dita më vdekjeprurëse e konfliktit atje në 20 vjetët e fundit.

Ushtria Izraelite tha se i goditi 1.600 shënjestra të Hezbollahut në përpjekje për ta shkatërruar infrastrukturën që ky grup i armatosur e kishte ndërtuar pas luftës së vitit 2006.

Hezbollahu, ndërkohë, i shkrepi mbi 200 raketa në veri të Izraelit, sipas ushtrisë dhe u raportua për dy njerëz të plagosur atje.

Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi të dyja palët duket se po shkojnë drejt një lufte të përgjithshme.

The post Dita më vdekjeprurëse e konfliktit: Sulmet ajrore izraelite vrasin 492 njerëz në Liban first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministrja izraelite Golan: Jam krenare për shkatërrimin në Rripin e Gazës

rezart morina

Vdes 50-vjeçari nga zjarri që kaploi banesën në Gjilan

rezart morina

Arabia Saudite dënon sulmin në al-Mawasi

rezart morina