RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

dita-nderkombetare-e-personave-te-zhdukur

Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, do të marrin pjesë sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e zyrëve për media.

“Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, bën të ditur njoftimi i ZKM-së.

Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, në orën 10:00.Në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona.

Related posts

Vazhdojnë sulmet e Izraelit dhe shembjet e shtëpive në Gaza, pavarësisht armëpushimit

RTI

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë

admin

Harris: Tani është koha për një marrëveshje ar’mëpushimi në Ga’za

admin