RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Djali i Muamar Gadafit, Saif al-Islam, vritet në qytetin Zintan të Libisë

djali-i-muamar-gadafit,-saif-al-islam,-vritet-ne-qytetin-zintan-te-libise

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi, është vrarë në qytetin perëndimor libian Zintan, thanë të martën në mbrëmje avokati i tij Khaled al-Zaidi dhe këshilltari Abdullah Osman, transmeton Anadolu.

Mediet libiane raportuan se vrasja ka ndodhur në rezidencën e tij dhe është kryer nga katër persona të panjohur, duke shtuar se kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes ishin çaktivizuar para sulmit.

Sipas mediave lokale, Prokuroria e Përgjithshme e Libisë ka hapur një hetim për vrasjen.

Ndërkohë, Brigada 444 e Luftës e mohoi “kategorikisht” çdo përfshirje në incident.

Detajet rreth vrasjes mbeten të paqarta dhe autoritetet libiane ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

Related posts

Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfliktit në Lindjen e Mesme

Hevzi

Turqi, gjashtë persona humbën jetën në tërmetin e ri

Muhamet Ramadani

Mbi 70 sportistë kërkojnë nga UEFA ndalimin e Izraelit

RTI