Pyetja:
Kam një djalë të vogël i cili trembet shpesh në gjumë dhe qan. Si duhet të veprojë me të?
***
Përgjigjja:
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!
Sa në fjalë vjen nga probleme shëndetësore, emocionale por edhe si pasojë e ngacmimeve të shejtanëve. Sa i përket problemeve shëndetësore kjo duhet konsultuar me mjekun; sa i përket atyre emocionale këtu hyjnë: sjelljet e prindit, gjërat që i vogli sheh dhe dëgjon përfshirë edhe filmat vizatimorë me skena problematike etj., prandaj në të dy rastet e cekura, prindi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm.
Kurse sa i përket ndikimit të shejtanëve, për t’i evituar ato rekomandohet të bëhen me përqëndrim duatë (lutjet) përkatëse para gjumit [1], leximi [2] i Ajetul Kursi[3](Tesbih Dovës, që është mirë të lexohet edhe në mëngjes dhe mbrëmje), si dhe lutja kuranore në vijim:
“RAB-BI EŬUDHU BIKE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EŬUDHU BIKE RAB-BI EN JEȞĎURUUN! / “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet (ngacmimet) e djajve, dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.” (Muminun: 97–98)
Po kështu për shërimin e ankthit, sidomos trembjes në gjumë, rekomandohet që pas trembjes të bëhet me përqëndrim duaja (lutja) profetike në vijim (e cila mund të bëhet në arabisht dhe në shqip):
“EŬUDHU BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEE-MAA-TI MIN GAĎABIHI, UE ĬǨAABIHI, UE SHER-RI ĬBAADIHI, UE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EN JEȞĎURUUN / Mbrohem përmes fjalëve të plota të Allahut nga zemërimi i Tij, nga ndëshkimi i Tij, nga ligësia e robërve të Tij, nga ngacmimet e djajve dhe që ata të më afrohen.“ [4]
Shënim: Kur lutja bëhet për fëmijën, në vend të “EŬUDHU…” thuhet “UĬIDHUKE…” dhe në vend të “Mbrohem…” thuhet “Të mbroj…”.
Përveç kësaj, si në këtë rast ashtu edhe çdo rast problematik, rekomandohet të shtohen lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar për shërim.
Allahu e di më mirë.
[1] Shih: islamhouse, fq. 67.
[2] Nëse personi nuk di arabisht dhe i duhet që t’i lexojë ajetet e transliteruara (të shkruara me gërma latine / jo arabe) apo tekstet e tjera që duhen lexuar gjatë namazit, ai obligohet që për leximin e këtij teksti të ketë parasysh rregullat e shkronjave speciale të transliterimit përkatës në vijim:
[3] Ajetul Kursi: Ajeti kuranor i sures (kaptinës kuranore) El-Bekare: 255, transliterimi (shkruajtja e të cilit me shkronja latine) është: ALLAHU LAA ILAAHE IL-LAA HUEL-ȞAJ-JUL-ǨAJ-JUUM. LA TEË-KHUDHUHU SINETU-UE LAA NEUM. LEHUU MAA FIS-SEMAA-UAATI UE MAA FIL-ERĎ. MEN DHEL-LEDHII JESHFEŬ ĬNDEHU, IL-LAA BI IDHINIH. JEĂLEMU MAA BEJNE EJDIIHIM UE MAA KHALFEHUM, UE LAA JUȞIIŤUUNE BI SHEJ-IM-MIN ĬLMIHI IL-LAA BIMAA SHAA-Ë. UESIĂ KURSIJ-JUHUS-SEMAA-UAATI UEL ERĎA, UE LAA JEUUDUHU ȞIFĎȞUHUMAA UE HUEL-ĂLIJ-JUL-ĂĎȞIIM; dhe kuptimi i tij në shqip është:“Allahu, e askush nuk meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai është i përjetshmi, Ai që furnizon dhe mbron gjithçka që ekziston. Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi. Atij i përket çfarëdo që është në qiej dhe në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?! Ai e di çfarë u ndodh atyre (krijesave në këtë botë) dhe çfarë do të ndodhë pas tyre (në Botën Tjetër). Ata kurrë s’do të mund të nxënë ndonjë gjë nga dija e Tij, përveç asaj çfarë Ai do. Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën, dhe Ai nuk ndjen lodhje në kujdesin ndaj tyre. Ai është më i larti, më i madhi”.
[4] Ebu Davudi 3893 dhe Tirmidhiu 3528; Albani thotë se hadith është hasen / i mirë (i besueshëm).