RTV AHIRETI
Shëndetësi

Djathi i shëndetshëm, i ndihmon dhe zemrës

djathi-i-shendetshem,-i-ndihmon-dhe-zemres

Të hash shumë djathë mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme. Një studim i Universitetit të Kopenhagenit zbuloi se djathi i bën shumë mirë zemrës.

139 vullnetarë morën pjesë në një eksperiment 12-javor. Në këtë periudhë ata u ndanë në 3 grupe. Njëri grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.

Për habi, grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnjë ndryshim në kolesterolin e keq, nuk u shëndosh dhe nuk pati rritje tensioni.

Përkundrazi, shëndeti i tyre u përmirësua, pasi iu rrit niveli i kolesterolit të mirë.

Related posts

Pesë arsyet pse duhet konsumuar çokollatë çdo ditë

Muhamet Ramadani

Kafja, ju bën mirë apo keq për shëndetin? Ja roli që luan kundër inflamacionit

Muhamet Ramadani

​Sa mund të zgjasë një kollë?

admin