RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dobësi, këputje, humbje peshe ja disa paralajmërime që kanceri i stomakut i jep trupit

dobesi,-keputje,-humbje-peshe-ja-disa-paralajmerime-qe-kanceri-i-stomakut-i-jep-trupit

Kanceri i stomakut, apo gastrik, është kryesisht me natyrë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen simptoma të tilla si:

Parehati në regjionin e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet, por në stadet e hershme dhembja mund të pakësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
Parehati abdominale që përkeqësohet nga ngrënia
Jashtëqitje me ngjyrë të zezë
Të vjella pas ushqimit
Dobësi, këputje dhe humbje peshe
Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e paktë se normalisht.

Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe sëmundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.

Related posts

Këto ushqime duhet ti konsumoni në mëngjes

rezart morina

Njihuni me vlerat e Hideve për një trup të shëndetshëm

rezart morina

Niseni ditën me çaj kamomili, ja përfitimet për shëndetin

admin