RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dodik: Republika Sërpska do të jetë shtet i pavarur

dodik:-republika-serpska-do-te-jete-shtet-i-pavarur

Lideri i Republikës Sërpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnjë dhe Hercegovinës, deklaroi të premten se RS-ja do të bëhet shtet i pavarur, transmeton Anadolu.

“RS-ja do të jetë një shtet i pavarur sepse ne nuk po mund të jemi pjesë e nismave rajonale që do të ishin të dobishme për ne nën çatinë e Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka thënë Milorad Dodik në median sociale.

Dodik akuzoi anëtarin boshnjak të Këshillit Presidencial prej tre anëtarësh të vendit, Denis Beqiroviq, për urrejtje ndaj serbëve.

“Sapo zgjohet Denis Beqiroviq, ai urren menjëherë serbët. Jetojmë në një vend të pamundur ku disa ambasada eksperimentojnë mbi ne, por edhe kjo do të kalojë një ditë”, ka thënë Dodik.

Thirrje nga Përfaqësuesi i Lartë i Bosnjës dhe Hercegovinës për të “hetuar ata që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës”

Nga ana tjetër, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjë dhe Hercegovinës (OHR) ka reaguar ndaj deklaratave të disa ditëve më parë të Dodikut se nuk ka pasur gjenocid në vend.

“Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt nënvizoi se glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar. Vetëm një qasje e ndershme, e vërtetë dhe e përgjegjshme ndaj ngjarjeve të së kaluarës, garanton një të ardhme të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe prosperitet të përbashkët për të gjithë”, ka deklaruar OHR-ja në llogarinë në Twitter.

OHR-ja gjithashtu vuri në dukje se mohimi i gjenocidit të Srebrenicës përbën krim sipas Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Të gjitha këto raste duhet të hetohen dhe të përpunohen siç duhet nga autoritetet përkatëse”, theksohet më tej.

Në një deklaratë për shtypin, Dodik kshte pretenduar se nuk ka pasur gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Related posts

SHBA-ja sanksionon kolonë izraelite për dhunën në Bregun Perëndimor, zëdhënësi i DASH: Qeveria të mbajë përgjegjës çdo individë të përfshirë

admin

Irlanda thotë se është “e hapur për të njohur një shtet palestinez”

RTI

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë ofensivën në Rafah

rezart morina