RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana mbledh mbi 1 miliard euro të hyra në gjashtë muajt e parë të vitit

dogana-mbledh-mbi-1-miliard-euro-te-hyra-ne-gjashte-muajt-e-pare-te-vitit

Dogana e Kosovës ka shënuar rekord në të hyrat e mbledhura, duke inkasuar mbi 1 miliard euro gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani janë mbledhur 1 miliard e 7 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5.5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin inkasuar 955 milionë euro.

Ky rezultat, sipas Doganës, është arritur falë performancës së qëndrueshme ekonomike, bashkëpunimit me sektorin privat, përmbushjes së obligimeve ligjore nga komuniteti i biznesit, si dhe rritjes së efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale.

Një zhvillim i rëndësishëm gjatë këtij viti është edhe aplikimi i deklarimit para arritjes së mallrave, pas shtetëzimit të plotë të terminaleve doganore dhe heqjes së pagesave për to.

Dogana ka bërë të ditur se rezultatet e para të këtij sistemi janë pozitive dhe janë mirëpritur nga komuniteti i tregtarëve.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj operative”, thuhet në njoftim.

Related posts

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e ushqimit hallall

RTI

Rreth 21 mijë arrestime në Bregun Perëndimor pas luftës së gjenocidit

Muhamet Ramadani

Sulmet izraelite shkaktojnë humbje prej 7 milionë dollarësh në tokat bujqësore palestineze brenda një jave

RTI